E Martë, 3 Nëntor 2026

Korçë, nis profilizimi i universitetit

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit është duke punuar për profilizimin e universiteteve duke sjellë në Korçë tre ekspertë të huaj të cilët pritet të japin edhe rekomandimet e tyre lidhur me profilizimin e universitetit Fan Noli. 

Prof. Dr. Dhimitër Bello, Rektor i Universitetit “Fan Noli” në Korçë e ka vlerësuar pozitivisht këtë hap të hedhur. ” Profilizimi do t’i shërbejë të ardhmes” tha ai.

Profilizimi i universiteteve është një procedurë që do të zgjasë disa vite, në mënyrë që të përcaktohen programet për secilin universitet në përputhje me stafin mësimor dhe kërkesat e tregut të punës.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh. al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›