E Shtunë, 31 Tetor 2026

41 vite burg për vrasësit e taksistit

Vendngjarja (foto e vogël taksisti Fredi Talelli)

Korçë Katër të pandehurit për vrasjen e taksistit, Fredi Talelli, janë dënuar me 41 vite burg.

Për krimin e ndodhur një vit më parë, Elkiero Revani është dënuar me 25 vite, Arnest Xhaçka me 8 vite e katër muaj, Domeniko Kumria me 5 vite dhe Kastriot Paleka me 3 vite. Ndërsa Jurgen Zeqo dhe Amarildo Selmani janë dënuar me dy vite liri me kusht.

Të afërmit e viktimës kanë kundërshtuar vendimin duke thënë se kjo nuk është drejtësi po turp. Nuk dihet nëse do ta apelojnë vendimin por babai i taksistit të vrarë ka paralajmëruar vetëgjyqësi. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›