Spahia kërkon largimin e ambasadorit, LGBT çregjistrimin e PLL-së

Ekrem Spahia / foto arkiv
Aleanca Kundër Diskriminimit të Personave LGBT ka kërkuar në gjykatë çregjistrimin e Partisë Lëvizja e Legalitetit. Kërkesa është drejtuar pas deklaratës së kreut të saj, Ekrem Spahiua, i cili kërkoi shpalljen si person non grada të ambasadori të Holandës. Henk Van Der Dool.
Kërkesa për çregjistrim dhe shpalljen e saj te paligjshme bazohet në deklaratat e Spahisë dhe Murat Bashës, të cilët kanë kanë nxitur dhunë dhe urrejtje ndaj një pjesë të popullsisë siç është komuniteti LGBT.
Ndërsa në një deklaratë për shtyp, kjo aleancë i ka kërkuar kryeministrit Berisha shkarkimin e zv.ministrit të Brendshëm. Spahia, i cili pa e kuptuar as vetë kërkon të nxisë një incident diplomatik me një prej vendeve anëtarë te Bashkimit Evropian. Ne i bëjmë thirrje të hapur kryeministrit Sali Berisha që të shkarkojë menjëherë këtë zëvendësministër të paaftë për të kuptuar as parimet bazë të demokracisë, thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër LGBT njofton se nuk do të tërhiqen nga organizimi i aktiviteteve të planifikuara. /F.S/
* * *
Kreu i PLL rikthehet në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij kundër komunitetit gei, madje kësaj radhe duke iu drejtuar edhe trupit diplomatik në vendin tonë.
Në një deklaratë për shtyp mesditën e sotme, Ekrem Spahia kërkoi largimin e ambasadorit holandez, Henk Van Der Dool. Ambasadori holandez, Henk Van Der Dool, duhet të shpallet person i padëshiruar në vendin tonë dhe të largohet, u shpreh Spahiu.
Kreu I PLL-së u shpreh se ambasadori holandez fyen zyrtarët shqiptarë me qëndrimet e tij, duke dalë jashtë rolit dhe statusit të diplomatit.
“Ambasadori holandez nuk ka folur për çështje të rëndësishme, por vetëm për LGBT. Ai nuk duhet të dalë jashtë rolit dhe statusit të diplomatit dhe nuk duhet të fyejë deputetët e vendit ku shërben, theksoi Spahia.
Spahia i kërkoi policisë shqiptare të mos lejojë zhvillimin e manifestimit që komuniteti gei ka planifikuar të mbajë të enjten në Tiranë.
Pak ditë më parë, ambasadori holandez në Tiranë u shpreh në një intervistë se do të marrë pjesë në paradën e komunitetit LGBT dhe u shpreh se qëndron në të njëjtën linjë me reagimin publik të BE-së në lidhje me manifestimin.
Me siguri që ju e keni parë reagimin publik të BE-së, pjesë e të cilës kam qenë edhe unë, nuk dua që të harxhoj shumë kohë me këtë por më lejo të them që injorantë ka gjithandej. Unë ndjej që njerëzit duhet të edukohen në lidhje me këtë. Është e rëndësishme që njerëzit të informohen, të edukohen, tha Van Der Dool. / G.N.