E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë, avioni i presidentit Hollande goditet nga rrufeja

Falcon 7x, avioni presidencial i Francës që ugodit nga rrufeja (EPA)

Avioni i presidenti francez të sapoemëruar, Francois Hollande, është goditur nga një rrufe gjatë udhëtimit për në Berlin, ku pritet të mbajë diskutime kyçe me kancelaren, Angela Merkel.

Për shkak të shkarkimit elektrik, avioni është detyruar të kthehet në Paris. Më pas Hollande ka marrë një avion të dytë dhe pritet të mbërrijë në Gjermani 90 minuta me vonesë.

Avioni mund të jetë goditur nga rrufeja, tha një zëdhënës i presidentit për agjencinë e lajmeve AFP. Për arsye sigurie, avioni u kthye. Në këto momente presidenti është në udhëtim.

Sipas raportimeve nga ky incident nuk ka pasur asnjë person të dëmtuar. Është jo i zakonshëm kthimi i avionit pasi ata janë të ndërtuar për ta larguar forcën e rrufesë. Hollande pritet të diskutojë me Merkelin lidhur me krizën e borxheve në Evropë. /AFP/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›