E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis puna e komisionit zgjedhor, diskutohen çështjet e "nxehta"

Sot finalizohet puna për reformën elektorale. Mbledhja e sotme e komisionit për reformën zgjedhore, e cila sapo ka filluar punimet, duket se do të përcakojë fatin e kodit të ri elektoral.
 

Partitë politike, të cilat janë mbledhur në kryesinë e Kuvendit kanë lënë për në orët e fundit të mandatit të komisonit diskutimin e çëshjeve "të nxehta" siç është formatimi i KQZ-së, mënyra si do procesohet për ankimimet zgjedhore dhe veçanërisht përdorimi i teknologjisë në zgjedhje.

Ndërkohë të dyja palët ndahen në një pikë sa i përket kapitullit të KQZ-së. PS-ja propozon që KQZ-ja e re të nisë punën menjëherë sapo të miratohet në Parlament. Por, demokratët kujtojnë faktin se shtatë anëtarët aktualë të KQZ-së kanë mandat deri në dhjetor dhe nëse atyre u ndërpritet mandati më përpara, kjo është një shkelje e Kushtetutës.

Kështu të dyja palët, do të kenë vetëm 24 orë në dispozicion për të miratuar edhe ndryshimet e fundit në Kod, përpara se drafti t`i kalojë Parlamentit.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së djeshme, komisioni miratoi disa nga kapitujt që kanë të bëjnë me regjistrimin e subjekteve politike, me fushatën, median dhe financimin e partive politike.

Po kështu Komisioneri per zgjerim ne BE, Stefan Fule ka kerkuar angazhim te plote nga politikanet shqiptare per permbushje te reformave brenda 24 majit, ndonese ka theksuar se “afati nuk eshte nje mur betoni”.
 

Ne takimin e sotem ne Bruksel te Stabilizim Asociimit, Shqiperi-BE, Fule ka shprehur shqetesim qe reforma elektorale nuk është përmbushur pavarësisht afatit të fundit që është sot.
 

“Por jam i vetëdijshëm që diskutimet janë duke vazhduar. E dimë që ka angazhim dhe vullnet nga të dy palët për të finalizuar punën. Partitë mund të kenë nevojë për kohë ekstra, është absolutisht në dorën e tyre.”- tha Fule.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›