Kosovë - Serbi edhe në hendboll
Shorti i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) ka vënë përballë ekipin e femrave Kastrioti nga Kosova dhe atë të ZRK Knjaz Milloshit nga Serbia, nga ku do të dalë skuadra që do të vijojë më tej rrugën drejt fitimit të Kupës së Kupave.
Vështirë se sfida e parë dhe ajo e kthimit do të luhen në Kosovë apo Serbi, pasi Federata Evropiane e Hendbollit mund të vendosë që të dyja ndeshjet të zhvillohen në fushë neutrale. Në garën e meshkujve nuk ka qenë aspak me fat Besa Famiglia, që do të përballet me gjigandin evropian që vitin e kaluar eliminoi Kastriotin, skuadrën gjermane VFL Gumersbach.