E Diel, 1 Nëntor 2026

4.5 ton droge e bllokuar 20 trafikante ne pranga

Goditja e trafikut të lëndëve narkotike në kufirin jugor mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdon të jetë në vëmendjen e Policisë kufitare të Sarandës, ku vetëm këtë vit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë kufitare të vendit fqinj janë bllokuar mbi 4.5 ton lëndë narkotike, si dhe janë arrestuar 20 trafikantë të drogës.

Referuar statistikave zyrtare, sasia e drogës së bllokuar në kufirin jugor mes Shqipërisë dhe Greqisë, nga janari deri pak ditë më parë shkon në 4.5 ton mariuhanë, ndërkohë që në pranga janë vënë më shumë se 20 trafikantë të drogës.

Krahas bllokimit të sasive të drogës, Policia e Sarandës bën të ditur se origjina e lëndës narkotike mendohet të jetë fshati Lazarat i Gjirokastrës, me destinacion shtetin fqinj, Greqinë, ndërkohë që operacionet e përbashkëta mes policive kufitare të dy vendeve mësohet të jenë sekuestruar edhe 4 automatikë si dhe 21 granata, apo pajisje të tjera luftarake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›