Rrugoret operacion ne Durres
Policia e qarkullimit në Durrës e mbështetur edhe nga taks forca e përqendruar në një operacion te zgjeruar vetëm brenda pak orëve ka vendosur 6 500 masa administrative, ka bllokuar 190 mjete për mangësi në dokumentacion, ka pezulluar 70 leje drejtimi nga të cilat 20 për përdorim të pijeve alkoolike dhe 50 për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë.
Sipas statistikave të bëra publike për muajin tetor të këtij viti janë regjistruar 15 aksidente rrugore me 2 viktima, 4 të plagosur rëndë dhe 14 të plagosur lehtë, duke pësuar një rënie prej 23 për qind në krahasim më të njëjtën periudhe te një viti me parë.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore lidhur me aksidentet e ndodhura ka rezultuar se 14 raste kanë ndodhur për faj të drejtuesit të mjetit dhe 1 për faj të këmbësorëve të përfshirë në to. Rrugoret do të vazhdojnë operacionin edhe ditët në vazhdim.