E Shtunë, 31 Tetor 2026

45 vjeçari nga Rubiku vdes nga viagra

“Vdekje e ëmbël”…Kështu mund të konsiderohet vdekja e një 45-vjeçarit në kryeqytet i cili dëshironte të kalonte disa orë me të dashurën në dhomën e një moteli në zonën pranë Qytetit të Nxënësve në kryeqytet. Bëhet fjalë për Gjet Gjikolaj nga Rubiku, i cili dyshohet paraprakisht se ka ndërruar jetë për shkak të stimulantëve që ka përdorur për realizimin e aktit seksual, transmeton alb-observer.

Sipas policisë së kryeqytetit 45-vjeçari nga Rubiku rreth orës 21:00 minuta ka shkuar në hotel më të dashurën ndërsa më përpara ka pirë Viagra. Por efekti i tyre nuk e ka lejuar as që të ngjitet deri tek krevati, pasi ai është gjetur i rregulltë dhe i paprekur nga e dashura e tij e cila është larguar nga vendngjarja.

Viktima është gjetur nga pastruesja në dyshemenë e dhomës së motelit, vetëm me të brendshme ndërkohë që po punon për gjetjen e të dashurën së tij për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›