Mitrovicë: Sulmohet me bombë shtëpia e shqiptares te tre Rrokaqiejt

Nuk ka qetësi në veri të Mitrovicës. Edhe një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur sonte rreth orës 20:15 në zonën e quajtur te tre Rrokaqiejt.Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e qytetares shqiptare, Sadete Deliu, 46 vjeçare, e cila jeton vetëm në shtëpi.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, por deri me tash nuk dihen autorët e kësaj vepre dhe as motivet.
Nga ky shpërthim përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Ky është sulmi i tretë brenda 24 orëve, në veri të Mitrovicës./Indeksonline/