E Hënë, 2 Nëntor 2026

46-vjeçari shqiptar në Greqi vret me thikë gruan dhe plagos djalin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Selanik të Greqisë.

Një 46-vjeçar shqiptar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij 60-vjeçare.

Sipas medieve greke, çifti ishin duke debatuar, ku më pas shqiptari ka marrë thikë dhe ka goditur për vdekje gruan e tij, si dhe ka plagosur djalin e tyre 29-vjeçar.

29-vjeçari u fut në mes duke tentuar të ndante prindërit e tij teksa debatonin.

Autori është arrestuar nga efektivët, të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›