E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Requiem” i Verdit hap dyert e TKOB

TIRANË -“Requiem” nga Giuseppe Verdi do të çelë sezonin e ri të Teatrit Komëbtar të Operas dhe Baletit, në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së tij, që po përkujtohet në të gjitha skenat operistike botërore.

Shfaqja do të ngjitet nesër në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nën interpetimin e dy orkestrave rinore prej 86 muzikantësh shqiptarë dhe italianë, 60 koristë të Teatrit të Operës, katër solistë që vijnë nga Italia: Serena Daolio, soprano; Cristina Melis, mezzo – soprano; Alessandro Liberatore, tenor dhe Raffaele Costantini, bas. Vepra do të drejtohet nga një prej emrave më të mëdhenj të dirigjimit në Itali, maestro Aldo Ceccato.

Vepra do të vijë së pari në Tiranë dhe më pas do të zhvendoset në Shkodër, në Kishën Françeskane. Angazhimi i dy orkestrave, asaj të Fiesole-s dhe asaj shqiptare, do të vazhdojë në Itali, në Pisa, më 14 shtator, kur, nën drejtimin e M° Ceccato-s, muzikantët e rinj do të kenë nderin të hapin Përmbledhjen Ndërkombëtare të Muzikës së Shenjtë Anima Mundi.

“Requiem” është një kompozim i vitit 1874 i Giuseppe Verdit, për kor, solistë dhe orkestër. Vepra i kushtohet shkrimtarit Alessandro Manzoni.

Homazhet ndaj Verdi-t do të pasurohen me prezantimin e një ekspozite që do të përurohet para fillimit të shfaqjes në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku do të prezantohen rreth 30 partitura origjinale të asaj kohe të veprave të Verdit, me qëllim promovimin e një aspekti pak të njohur në përhapjen së muzikës, siç është imazhi.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: “Requiem” i Giuseppe Verdit hap sezonin në Teatrin e Operës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›