E Shtunë, 31 Tetor 2026

4.7 milionë turistë e vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2012

20-01-2013 / Gazeta 55

Analiza e vjetore e MTKRS, Bumçi: Viti zgjedhor nuk do të frenojë rritjen e fluksit turistik

“Gjatë vitit 2012 vendin tonë e kanë vizituar afro 4 milionë e 700 mijë qytetarë”. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi gjatë analizës vjetore të dikasterit që ai drejton, e ka quajtur vitin e kaluar si më të suksesshmin në këtë sektor.
Numrin më të madh të vizitorëve jo rezidentë e përbëjnë shtetasit nga Kosova me 48 për qind, maqedonasit me 12 për qind, shtetasit italianë 7 % për qind, grekë 5 %, dhe gjermanë 2 % etj.
Potencialet që ofron Shqipëria si dhe promovimet që i janë bërë turizmit në panairet ndërkombëtare sipas ministrit Bumçi kanë dhënë ndikim kryesore në ecurinë pozitive të këtij sektori.
Minsitri Bumci u shpreh optimist edhe për ecurinë e turizmit edhe gjatë vitit 2013, pavarësisht se pranë pikut të sezonit do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.
“Koha ka treguar se edhe kur ka pasur vite zgjedhjesh apo trazirash turistët nuk janë frenuar”, deklaroi ai.
Për ecurinë e vitit që sapo lamë pas, ministri i Kulturës, është fokusuar edhe në ruajtjen dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore. “Janë restauruar 30 objekte  financimet në total kanë qenë 311 milionë lekë, 122 milionë më shumë se një vit më parë”.
2012-a, tha Bumçi ka qenë dhe një vit jubilar pasi shënoi 100 vjetorin e pavarësisë dhe për këtë sipas tij aktivitetet kanë qenë të shumta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›