E Diel, 1 Nëntor 2026

47 të vdekur pas djegies së një treni në Indi

Një zëdhënës i ministrisë së Hekurudhave të Indisë ka thënë se të paktën 47 persona dyshohet të kenë humbur jetën, si pasojë e zjarrit që ka kapluar bordin e një treni të udhëtarëve në jug të vendit.

Sipas burimit të njëjtë, një vagon është përfshirë tërësisht nga flakët, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar të mbijetuarit.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një lidhje e shkurtër në vagon.

Treni po udhëtonte drejt qytetit Chenai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›