E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palacio: Sneijder, truri i Interit

Rodrigo Palacio e ka përmendur rëndësinë që ka Wesley Sneijder në Inter, pas rikthimit të mesfushorit holandez në aksion.

Ylli holandez, i cili e prezantoi vendin e tij në ‘Euro 2012’, e zhvilloi ndeshjen e parë para-sezonale me Nerazzurri në miqësoren 1:1 ndaj Celticut dhe sulmuesi argjentinas ndihet më i sigurt, me rikthimin e numrit 10, të cilin e konsideron kokën e ekipit të Andrea Stramaccionit.

“Jemi mjaft të nderuar që Wes po kthehet në ekip. Gjërat janë më të lehta me të në fushë. Ai është truri i ekipit dhe bën që lojtarët tjerë të luajnë më mirë. Nëse luan ai, të tjerët e ngrisin cilësinë e lojës së tyre si është më së miri”, deklaroi ish sulmuesi i Boca Juniorsit dhe Genoas për të përditshmen italiane Gazzetta dello Sport.

“Me rikthimin e Sneijderit, unë mund të luaj në pozitën time. Nuk është sekret që unë ndihem më mirë në fushë kur luaj afër sulmuesit, ku mund të kem më shumë hapësira për lëvizje dhe mund t’i jap më shumë ekipit”, përfundoi Palacio, i cili e shënoi golin e vetëm ndaj Celticut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›