E Shtunë, 31 Tetor 2026

48 % të penalltive të humbura

Statistikat e penalltive pas vetëm pesë xhirosh në Serie A tregojnë se gati 50 për qind të tyre janë humbur. Në 48 ndeshje – pa llogaritur duelin e shtyrë mes Cagliarit dhe përballjen mes Sienës dhe Bolognës – janë akorduar 23 penallti.

Megjithatë, vetëm 12 prej tyre janë shënuar. Sulmuesi i Genoas, Marco Borriello dhe ai i Napolit, Edinson Cavanin humbën secili nga një të mërkurën mbrëma.

Kurse, skuadra e Parmës ka shkaktuar pesë penallti prej të cilave ka pranuar vetëm dy gola. Juventus ka shënuar më së shumti penallti, duke realizuar dy nga tri sosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›