E Diel, 1 Nëntor 2026

Bedoya, futbollisti me 41 kartonë të kuq

Mbrojtësi i skuadrës Independiente Santa Fe, Gerardo Bedoya u ndëshkua me kartonin e tij të 41-të të kuq në karrierë në derbin kolumbian kundër Millonarios në Bogota.

Për veprimin që bëri ai u suspendua për 15 ndeshje dhe mori një gjobë. Bedoya, 36 vjeç, u përjashtua nga loja pas goditjes me bërryl ndaj futbollistit të Millonarios, Yhonny Ramirez. Ish reprezentuesi kolumbian më pas shkeli në fytyrë Ramirezin, duke zgjuar kacafytje mes futbollistëve në fushë.

Komiteti disiplinor i ligës kolumbiane e gjobiti atë me 1,227,850 pesos dhe e suspendoi për 15 ndeshje, për sjelljen e dhunshme ndaj kundërshtarit. “Sipas raportit të gjyqtarit për ndeshjen mes Santa Fe dhe Millonarios që u zhvillua më 22 shtator në kuadër të xhiros së nëntë në Postobon League II (Clausura), futbollisti me numrin 20, Gerardo Bedoya, pas përjashtimit shkeli në fytyrën e kundërshtarit që ishte i shtrirë në tokë”, thuhej në komunikatë.

Bedoya, i cili ka kërkuar falje për sjelljen e tij do të jetë në gjendje të luaj sërish këtë sezon për skuadrën e tij vetëm në rast se ajo arrin në finale të kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›