E Diel, 1 Nëntor 2026

48 mijë maturantë i'u nënshtruan sot provimit me zgjedhje

TIRANË- Dy provimet e lëndëve me zgjedhje të Maturës Shtetërore janë zhvilluar ditën e sotme në 240 mjedise të përcaktuara nga ministria e Arsimit. 48000 maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar për 4 orë provimit për dy lëndët e zgjedhura gjatë plotësimit të formularit A1.

20 pyetje për cdo lëndë ku 10 prej tyre janë me alternativa dhe 10 prej tyre me shtjellim ka qënë tabloja e kësaj dite për maturantët. Rezultatet e të cilës do të jenë vendimtare përsa i përket studimeve universitare dhe degëve që do të zgjedhin maturantët gjatë plotësimit të formularit A2.

“Në anglisht kam dalë shumë mirë, ndërsa në Sociologji nuk i jam përgjigjuar disa pyetje”, shprehet një maturante.

Ndërsa një tjetër thotë “Provimi ishte shumë i thjeshtë, kishte 20 pyetjëe nga secila lëndë, 10 me alternativa dhe 10 me zhvillim. Mbaruam në kohë, tezat ishin të thjeshta”.

Nga ana tjeter Parlamenti Rinor i cili këtë vit ka ngritur një bord monitorimi ka kërkuar transparencë nga ana e Ministrisë së Arsimit rreth procesit të Maturës shtetërore.

“Parlamenti rinor përmbylli fazën e parë të monitorimit, atë të zhvillimit të provimeve dhe administrimit të provimeve. U evidentuan probleme të cilat do të publikohen në raportin përfundimtar drejtuar Ministrisë së Arsimit, bashkë me rekomandimet. Tashëm do të kalojmë tek një fazë tjetër që është monitorimi tek vlerësimi i testeve dhe tek renditja përfundimtare, ku ka vend për abuzim dhe korrupsion. Parlamenti Rinor shpreh shqetësimin me 400 maturantët që janë dyshuar për kopje”, tha përfaqësuesi i Parlamentit Rinor.

Pasdite, Ministria e Arsimit sipas informacioneve pritet të shpallë në faqen e saj zyrtare në internet Celësin e zgjidhjeve të testeve të lëndëve me zgjedhje si dhe rezultatet e provimit të matematikës të dhënë më datë 15 qershor.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›