Të ruajmë prodhimet organike!

Për ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli bujqësia organike është sektori që ofron përfitime me interes për shëndetin e njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ai ishte i i pranishëm në konferencën e parë Kombëtare "Bujqësia Organike – Një rrugë efiçente për Shqipërinë drejt integrimit Evropian", që zhvilloi punimet të enjten në Tiranë, duke nënvizuar se se "prodhimi organik bujqësor dhe blegtoral në vend, është një nga sektorët kryesore që po mbështet dikasteri i Bujqësisë me politikat e saj subvencionuese".
Ruli tha se në Shqipëri numërohen më shumë se 100 ferma organike që prodhojnë produkte "BIO" të certifikuara në rreth 1800 hektarë tokë në të gjithë vendin. Sipas tij, përmirësimi i kuadrit ligjor për zhvillimin e këtij sektori dhe implementimi i projektit (SASA), të financuar nga Kooperacioni Zviceran për Zhvillim, po krijon aktorë të rinj në "lëvizjen" për bujqësinë organike. "Në këtë mënyrë, bujqësia organike ka hyrë në prioritet e MBUMK-së, dhe axhendën e donatorëve kryesorë që operojnë në Shqipëri, të cilët po ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të aktorëve të fushës për rëndësinë sociale dhe shkencore të prodhimeve "BIO' në Shqipëri", tha Ruli.
Pjesa më e madhe e prodhimeve organike shqiptare është e certifikuar nga Shoqata e Bujqësisë Organike në nivel kombëtar si dhe nga institucionet ndërkombëtare. Fermat organike janë të shpërndara në zona me një bujqësi të zhvilluar (zonat e ulëta të Durrësit, Tiranës, Vlorës, Fierit, Kavajës, Lushnjës), por edhe në zonat e larta me një prirje për bimë të veçanta (Korça, Skrapari, Pogradeci, Kruja). Produktet kryesore organike janë bimët mjekësore, vaji i ullirit, frutat dhe rrushi, perimet dhe qumështi. Gjithashtu prodhohen sasi më të vogla vezësh, djathi, vere dhe mishi, të cilat kryesisht janë të destinuara për eksport. /Start/
2011-06-30 13:53