Plagoset me armë zjarri 23-vjeçari, pranga autorit

Policia e Tiranës sqaroi se mbrëmë rreth orës 22.00’, në Zall Mner, Kamëz, është qëlluar me armë zjarri automatik tip Kallashnikov si edhe me sende të forta, për motive të dobëta shtetasi Bedri Elezi, 23-vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Pas ngjarjes, i riu u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pak orë më vonë, policia arrestoi ngjarjen shtetasin Enriko Bushgjoka, 22-vjeç, lindur ne Tropojë e banues në Bathore.
Në vend ngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja model 56, ndërkohë që materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kosnumim të veprës penale të Plagosjes së lehtë dhe armëmbajtjes pa leje. /S.Lleshi/Start/
2011-06-30 10:45