E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, KQZ diskuton mandatet për Këshillin Bashkiak

TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor do të diskutojë për madatet për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Gjatë seansës së sotme do të diskutohet nëse do të numërohen votat të cilat u gjetën nga hapja e kutive të fundit nga KQZ, e cila zbatoi urdhërin e Kolegjit Zgjedhor

KQZ i ka paraqitur palëve tabelat e rezultateve për ndarjen e mandateve të këshillave të njësive bashkiake, zona zgjedhore Tiranë.

Miratimi i këtij vendimi do t’i hapte rrugë shpërndarjes së mandateve për këshillat bashkiakë të 11 njësive vendore të Tiranës, ku sipas variantit të hartuar nga administrata zgjedhore, rezulton se koalicioni i djathtë do të ketë shumicën në shtatë minibashki të kryeqytetit, ndërsa koalicioni i majtë në katër minibashki.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›