48 ore per AIDS-in
Eshte edicioni i dyte i krijimit te filmave me qellim vetedijesimi ku rreth 25 te rinj u bene pjese e 147Video festit te te rinjve 48 oresh per Hiv/Aids148 te cilet krijuan pese filma te shkurter qe trajtojne ceshtje te ndryshme ne parandalimin dhe luftimin e perhapjes se Hiv/Aidsit ne Kosove nga nje perspektive rinore.
147Parandalimi148 147Absteno148 147I have a surprize148 147Paragjykimi148 147A e di qe e ke Hiv-in148 jane keta titujt e filmave te krijuar nga te rinjte e trajnuar dhe te shoqeruar nga krijues profesionist te filmit ne Kosove te cilet kane luajtur nje rol te mentorimit dhe facilitimit te te rinjve njekohesisht duke ngritur aftesite e tyre ne te gjitha fushat e filmit.
147Me grupin qe kam punuar kam kaluar shume mire aq me shume me regjisoren kemi komunikuar shume mire une e kam mbikeqyrur punen me shume kam qene afer ekipes qe t146ju tregoj per mjeshtrin e filmit148 u shpreh Dalmat Dobra regjisor facilitator ne festival.
Sipas Dobres kjo forme e organizimit eshte mjaft efektive ka shume vlere per dy arsyeje 147E para festivali eshte mjaft edukues duke pasqyruar pasojat dhe parandalimin e semundjes Aids e cila ka kapluar boten ne anen tjeter kushtet ne Akademine e Arteve jane shume te veshtira per regjisoret eshte shume e veshtire per ta qe te bejne nje film pese minutesh ndersa me keta filma ata qe jane student mund edhe te kryejne provimin148 u shpreh Dobra.
Ndersa Zana Hoxha-Krasniqi producente e festivalit thote qe ideja ka qene qe ne kete dite te rendesishme permes filmave te krijuar nga te rinjte te vetedijesohemi edhe me qe kjo semundje te mos perhapet ne Kosove.
147Duke e pasur parasysh qe Kosova ka nje prevalence te ulet ne jemi munduar qe te vetedijesojme te rinjte qe se paku kjo prevalence te mbetet ashtu si eshte. Dihet qe te rinjte viteve te fundit kane marre mjaft informata per kete semundje mirepo ende ka mjaft paragjykime dhe mungese te informacioneve dhe ky eshte nje lloj kontributi jone per te shenuar kete dite148 u shpreh Krasniqi.
Ashtu sic eshte tradite e festivalit u ndane edhe tri cmimet e para per filmat me te mire Cmimi i trete i takoi filmit 147Paragjykimi148cmimi i dyte 147I have a suprise148 ndersa filmi me i mire u zgjodh 147A e di qe e ke Hivi-in148.
147Ndihem mire per cmimin gjithashtu ishte nje nder shume i madh me qene pjese e festivalit 147Video fest...148 kjo eshte nje shtytje e madhe per te vazhduat me keto aktivitete ngaqe na nxisin te kemi shpresa qe mund te arrijme dicka ne te ardhmen148 u shpreh Verona Haliti aktore ne filmin fitues 147A e di qe e ke Hivi-in148.
Juria e perbere nga Veton Nurkollari Anisa Ismaili Arben Zharku Fatime Deliu-Qosaj beri perzgjedhjen e filmave fitues. Dhe sipas Nurkollarit nuk ishte e veshtire perzgjedhja e filmit fitues.
147Mendoj qe e kemi bere nje vleresim te sakte filmi fitues ishte paksa me i mire se te tjeret i punuar me nje mesazh te cart por nuk dua te nenvleresoj edhe filmat tjere dhe ajo qe me la pershtypje ishte realizimi teknik shume i mire i te gjithe filmave filmat jane punuar ne nje kohe te shkurt dhe jane punuar nga te rinj jo filmbers prandaj mendoj qe te peste filmat ishin mjaft te mire148 u shpreh Norkollari anetar jurie.
Sipas tij duhet te zhvillohen kesi ngjarje sidomos per shkak te tabuse qe ekziston ne lidhje me Hiv Aidsin dhe shoqerise ku jetojme ne dhe cfaredo aktivitet i tille i cili e vetedijeson popullaten eshte i qelluar.
Ky projekt i Artpolis u mundesua fale mbeshtetjes se Ekipit te Agjencive te Kombeve te Bashkuara ne Kosove UNKT.