RTSH dixhital

Rrjeti dixhital i transmetimit i kerkon Radio-Televizionit Shqiptar tjeter standard nga ky i sotmi ambiente dhe teknike te re punonjes te kualifikuar.
Dhe sidomos pavaresi nga politika e dites. Drejtori Petrit Beci Per projektin kemi rene dakord me Televizionin Kinez
Jo pak nofka i kane ngjitur Televizionit Publik Shqiptar per te percaktuar gjendjen e tij te prapambetur per nga zhvillimi teknologjik dhe per nga modeli i vjeter i te punuarit dhe administruarit. Menyra e funksionimit politika qe ndjek sherbimet qe ofron TVSH jane vene nen akuze here te drejtperdrejte si institucion i propagandes e here nen shenjestren e kritikes rutine si institucion gerdalle e vegjetues.
Radio-Televizioni Publik Shqiptar po pergatitet per nje proces me rendesi qe e ka raportuar tashme ne strukturat e larta si komisionet parlamentare. shte fjala per dixhitalizimin e rrjetit te transmetimit nje proces qe ka nje fature te larte kerkon kohe dhe predispozite te institucionit per ndryshim. Mbi te gjitha ndryshim te mentalitetit. Per keto flet ne interviste Drejtori i Pergjithshem i Radio-Televizionit Shqiptar Petrit Beci.
Z. Beci jemi ne dijeni qe Radiotelevizioni Shqiptar po harton nje projekt per aplikimin e rrjetit dixhital te transmetimit. Ne cfaze jeni me te
Dixhitalizimi i Radiotelevizionit Shqiptar eshte pjese integrale e gjithe sistemit te dixhitalizimit mediatik te Shqiperise. shte marre nje vendim nga mekanizmat evropiane qe te gjitha mediat evropiane duhet te jene te dixhitalizuara deri me 2012.
Qeveria shqiptare ka krijuar para nje viti e gjysme nje komitet ad-hoc qe udhehiqet nga Ministri per Inovacionin dhe Teknologjine Genc Pollo Ministri i Ekonomise Transportit dhe Energjitikes Ministri i Finances dhe Ministri i Turizmit Kultures Rinise e Sporteve Kryetarja e KKRT-se perfaqesues te mediave private perfaqesues nga shoqata e konsumatoreve dhe ERTI qe po pergatit strategjine dhe bazen ligjore per dixhitalizimin e sistemeve te transmetimit do te kaloje ne parlament.
Nderkohe ne kemi ecur vete qe te ndihmojme shtetin. Se fundmi kemi rene dakord parimisht me Televizionin Kinez presim nje grup ekspertesh te cilet do te percaktojne sakte harten e shperndarjes sone cfare duhet ne prodhim. Keta eksperte do te bejne perfundimisht nje projekt te sakte te cilin do tia dorezojme qeverise. Shpresojme ne nje investim te qeverise kineze.
Per ta bere me te kuptueshem kete proces cfare ndodh me dixhitalizim e RTSH-se
do shtet ka harten e tij te sistemit dixhital dhe cdo shtet ka sasine e frekuencave brenda kufirit te vet. Shqiperise i jane caktuar 8 frekuenca dixhitale. Me ligjin qe ekziston sot RTSH-se i jane dhene dy frekuenca dixhitale.
Pra ne jemi sot ne dy kanale analoge TVSH1 dhe TVSH2. Neser keto jane dy frekuencat dixhitale qe do te kete ky institucion. Ekziston mundesia qe ne investimet qe do te behen njerezit te shohin brenda paketes dixhitale te RTSH-se per 2 frekuenca deri ne 24 kanale te cilat me zhvillimin e teknologjise behen edhe me shume.
Mendohet qe shtimi i kanaleve te kete nje model te larmishem per mbushjen e tyre
RTSH do te kete nje kanal te pare klasikun dhe nje kanal te dyte alternativ. Po keshtu edhe Radio. Sistemi i sinjalit dixhital ka te njejten menyre shperndarje te sinjalit bashkohen antenat e Radios dhe Televizionit.
Te kanalet tematike do te kete kanale qe merren me politiken nje kanal qe trasmeton parlamentin konferencat per shtyp. Do te kete nje kanal te specializuar per muzike per lajme do te kete nje kanal te specializuar per teatro per film. Ndoshta gaboj qe i them qe tani percaktimet sepse eshte nje periudhe e dyte per mbushjen e kanaleve.
Si do tiu ofrohet njerezve ky sherbim
Sistemi yne i transmetimit te publiku do te jete pa pagese. Njerezit nuk do te blejne karte per ti pare keto 24 kanale. Mund te qelloje qe ne sistemin satelitor dixhital te RTSH te jene te koduara programe te caktuara. Mund te ndodhe qe edhe brenda sistemit tokesor te kete programe te koduara. Kjo do te vendoset me vone.
Ajo qe ngaterrohet shpesh eshte problemi i takses qe merr RTSH. Kjo nuk eshte takse per RTSH-ne eshte takse per aparatin. Shqiptaret duhet te kuptojne qe taksa e aparatit ne Shqiperi eshte ne nje shume jo te konsiderueshme.
Sa shkon fatura e dixhitalizimit Radio-Televizionit Publik
Dixhitalimi kerkon nje periudhe afatgjate. Ka dy sisteme dixhitalizimi sistemi i shperndarjes dhe sistemi prodhues dixhital.
Ne qofte se sistemi i shperndarjes ka nje kosto relativisht fikse sepse llogariten sesa shperndares duhen sistemi i prodhimit eshte i lire sepse varet sesa investon. Per prodhuesin do te duhen minibuse autobuse jo vetem kamera qe prodhojne lajmet.
Te sistemi i shperndarjes varet se cfare sistemi do te blesh. Ka teknologji te lire te mesme por ka edhe teknologji te shtrenjte.
Sistemi i shperndarjes mendohet te kete nje kosto qe shkon deri te 22-25 milion euro. Sistemi prodhues ka minimum por nuk ka tavan. Mund te besh 10 studio te reja mund te blesh 10 autobuse etj.. Nuk ka asnje instrument ne Shqiperi qe te percaktoje mekanizmat e sakte prandaj nuk mund te themi nje shifer fikse.
fare pune ka bere deri me tani RTSH per kete proces
Jane bere nderhyrje ne sistemin marres. Jane blere kamera autobuse jane marre pulte dixhitale figure zeri fonie ndricimi jane blere robote pajisje ndricimi jane vene sisteme dixhitale ekranesh plazma videoprojektore. shte bere sistemi i njehsuar i montazheve. Megjithate duhen shtuar kapacitetet duhen blere pajisje te reja qe jane akoma me cilesore.
Per mua problemi kryesor eshte dixhitalizimi i arkivit. Ka pasur shume teknologji. Ka filluar me celuloid ka vazhduar me aparatura AMPEX ka vazhduar me BOCH me BETA tani eshte me dixhital. I gjithe ky sistem duhet te kaloje ne nje sistem tjeter i cili te magazinohet neper servera te medhenj dhe qe eshte i shfrytezueshem ne cdo tavoline kompjuteri.
Qe ta besh kete pune duhet te kthesh ne gjendje te hedhshme gjithe materialin filmik AMPEX dhe BOCH sepse sistemi BETA dhe DV CAM eshte i hedhshem. Por ne sistemin e filmit mungon aparatura cilesore ne sistemin e Ampex-it nuk ekziston fare per te bere hedhjen ne dixhital.
Ky eshte nje proces i cili ka nje kosto shume te madhe dhe kerkon specializim te jashtezakonshem te punonjesve. Kjo eshte nje nga kostot me te medha per institucionin e RTSH.
Ju duhet te investoni edhe ne njerez qe e njohin kete punes
Ka nje skeme te pergjithshme. Gjate dixhitalizmit te gjithe punonjesit kalojne ne test duke filluar nga administrata sepse ndryshimi i teknologjise sjell edhe ndryshimin mental. Pak a shume sistemi ketu ka filluar gradualisht te kuptohet.
Problemi i mediave kryesore ne Evrope sidomos ne rajon eshte mosha mesatare e punonjesve e cila eshte shume e larte. Ne kemi patur parim kryesor qe te gjithe njerezit qe punesojme ti marrim te rinj. Problemi kryesor i dixhitalizmit eshte trajnimi i njerezve.
I gjithe sistemi kalon ne trajnim. Ata qe do te pershtaten do te vazhdojne punen. Ne te kundert do te gjeje zgjidhje shteti bashke me ne. Ata qe jane ne prag pensioni do mbrohen nga shteti per nje periudhe te caktuar kohe pjesa tjeter do te largohet.
A i keni keto kapacitete ne RTSH
Ne RTSH mungon cilesia e njerezve qe dalin ne ekran. Ne kemi nje sistem real pagese ndersa sistemi i pagesave ne median private nuk eshte sipas kerkese-ofertes dhe ka nje monopolizim te atyre qe dalin ne ekran.
RTSH ofron shume me teper shumellojshmeri programesh dhe shume programe edukuese qe media private nuk i con neper mend ti prodhoje.
Me gjithe eren e re qe pret RTSH vazhojme te shohim nje televizion publik shteteror te politizuar te kontrolluar nga qeveria aktuale.
A do te kete ndonjehere zgjidhje per ruajtjen e balancave per nje informim jo te njeanshem politikisht ne kete ekran
Ky eshte nje problem qe zgjidhet me ligj. Ligji aktual le hapesira per keqinterpretime.
Ne fillim te dhjetorit kemi edhe nje vizite te perfaqesueses se EBU-se Unionit Evropian te Transmetimit ne Shqiperi. Cili eshte qellimi i kesaj vizite
shte nje vizite qe drejtoresha e pergjithshme e EBU-se ben ne te gjitha mediat aksionere ku bejme pjese edhe ne. Ajo ndjek procesin e dixhitalizimit dhe vezhgon raportet e arketimit te institucionit tone.
Arketimet ne vendin tone jane te vogla ato duhet te ngrihen. Shqiptaret paguajne 600 leke te vjetra ne vit per kete sherbim. Duhet te behet nje politike e tille nga shteti qe te mblidhet rregullisht kjo takse dhe te rritet pak sepse eshte e ulet. Po ashtu bizneset duhet te paguajne per cdo aparat qe kane ne perdorim.