49% e francezëve duan rikthimin e DSK në politikë
PARIS- Pothuajse gjysma, rreth 49% e francezëve dëshirojnë që pas marrjes së pafajësisë, ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Domenique Strasu Kahn të kthehet sërish në politikëbërjen franceze. Ndërsa rreth 45% mendojnë të kundërtën.
Sondazhi është realizuar nga kompania Harris Interactive, për të përditshmen franceze Le Parisien e cila ka publikuar sot të dhënat.
Përqindja më e madhe e atyre që mendojnë se DSK duhet ti rikthehet politikës është në rradhët e të majtëve, ku 60% e të pyeturve thonë po dhe vetëm 38% shprehen kundër përfshirjes në politikë të DSK.
Sipas Le Parisien deri tani DSK nuk ka lënë të kuptohet ndonjë shenjë nga dëshira për tu përfshirë në politikën franceze. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur, thotë Le Parisien.
Kahn u la i lire nga drejtesia ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pas zbulimit se gruaja qe e akuzonte ate per sulm seksual, kishte genjyer.