E Shtunë, 31 Tetor 2026

700 studentë nga diaspora do të ulen në auditoret shqiptare

Universitet shqiptare do të lënë të hapura dyert për të rinjtë e diasporës që duan të studiojnë. Do të jenë 700 të rinj nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja do të mund të ulen në auditoret e universiteteve shqiptare. Ndërkohë që sipas vendimit të qeverisë kuotat e vitit akademik 2011-2012,do të përcakohen edhe nga lista e kandidatëve fitues për secilin prej vendeve. Autoritetet e arsimit shpjegojnë se kjo kuotë nuk do të jetë e ngrirë nëse kërkesa do të jetë më e lartë. Por hyrja në auditore do të bëhet në varësi të meritë preferencës. Shefi i Kurrikulave te Arsimit të lartë Albano Zhapaj tregon se cilet do të jenë kriteret që do të bëjnë seleksionimin e tyre.
Sipas vendimit të qeverisë, kuota do të ketë edhe për të huajt që vinë në Shqiëpri për të studiuar. Kuotat janë përcaktuar edhe për këta student por në ndryshim nga të parët, duhet të japin edhe provimin e gjuhës shqipe përpara se jenë pjesë e auditorëve.
Autoritet e arsimit shpjegojnë se kuotat e përcaktuara për kandidadët nga trojet, në bazë të marrëveshjes mes qeverive për vendet respektive, aplikojnë direkt në institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri , në programe të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›