Prishen planet e pushuesve, korriku nis me shira

Koha me shi dhe temperaturat e ultta duket se i kanë prishur planet shumë pushuesve të cilët kanë zgjedhur të kalojnë 15 ditëshin e tyre të pushimeve në rivierën shqiptare, në fillim të muajit korrik. Por planet i janë prishur edhe pushuesve ditor të kreyqytetit të cilët kanë braktiusr plazhet dhe pishinat. Por ata kanë gjetur mënyrën dhe vende të tjera alternative për të kaluar fundjavën. Duket se vendet më të preferuara janë Kodrat e Liqenit por nuk ngelen prapa as Mali i Dajtit apo edhe fshatrat në afërsi të Tiranës.
Por pushuesit, të cilët presin me ankth që moti të përmirësohet nuk duhet të shqetësohen pasi sipas meterologëve temperaturat optimale për të bërë plazh do të rikthehen ditën e martë dhe kështu ata do të mund të shijojnë në maksimum pushimet e tyrë të shumëpritura.