E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nora me allti

Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 17:10

Këngëtarja kosovare, Nora Istrefi, ka paralajmëruar se së shpejti do ta hedhë në treg një këngë të re, që do të jetë sipas saj një bashkëpunim i ‘nxehtë’. Emrin e partnerit me të cilin ajo do të bëjë duetin nuk ka dashur ta zbulojë, megjithëse tashmë është zbuluar se kush është ai.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja në profilin e saj në Tëitter, ku pos këngës, ndër të tjera ajo zbuloi se ka bërë një tatuazh të ri. Në foto shihet tatuazhi nën krah, afër bërrylit një pistoletë alla western.

Nora ka thënë se emri i partnerit do të mbetet i fshehtë, por është mësuar se MC Kresha do ta shoqërojë seksi këngëtaren kosovare në këngën e re e cila do punohet nga Zap dhe Chris.

“Së shpejti hit i ri! Bëhuni gati sepse këtë herë po vij furishëm. Është duet, mirëpo sekret. Ju dua, Nora”, shkroi në Facebook këngëtarja.

Kohët e fundit këngëtarja seksi kishte bërë këngën “E Di” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Kjo këngë tashmë është shndërruar në një hit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›