E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa kushtojnë Milan-Juve

Ndizen motorët për Milan-Juve. Dhe tani të zbulojmë peshën e dy klubeve më të mëdhenj të kampionatit, duke nisur pikërisht nga lojtarët që kanë zbritur në fushë javën e fundit. Fitues me të njëjtin rezultat kundër Katanias dhe Çezenës, skuadrat e Alegrit dhe të Kontes kanë pikë të tjera të përbashkëta.

Dhe nuk është fjala vetëm për aspekte teknike. Në 18 muajt e fundit, Milani dhe Juvja kanë ndryshuar lëkurë në mënyrë radikale. Dhe me qëllimin e saktë për të ndryshuar faqe.

ROKADË KUQEZI Në klubin milanist, vera e 2010-ës shënon fillimin e një revolucioni të brendshëm në stol të madh. Në heshtje Adriano Galiani u jep lamtumirën 10 lojtarëve dhe i hap dyert një ndryshimi ku të gjithë tani vërejnë frytet e marra: Borrielo, Dida.

Favali, Huntelar, Jankulovski, Kalaxe, Odo, Onievu, Ronaldinjo e Storari japin lamtumirën në sezonin e parë. Pastaj verën e shkuar ishte edhe sakrifica e diskutueshme e Pirlos. Zgjedhje para së gjithash menaxheriale. Epoka e re imponon një reduktim të kostove si në transferime, ashtu edhe në rroga. Nuk ka zgjidhje tjetër.

LOW COST Në këtë panoramikë, nuk konsiderohen yjet Ibrahimoviç që kushtoi 24 milionë euro, Boateng 12 dhe Pato 22: të gjithë në dyshim të fortë për të shtunën. Por janë sigurisht lojtarë që u morën me çmimin zero si Van Bomel e Emanuelson, por edhe Kasano që u ble për 1.7 milionë euro.

Më i shtrenjti i këtij basti është Robinjo, 16 milionë. Pastaj një tjetër operacioni me çmimin zero: Mekses 0, Akuilani i marrë në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 6 milionë, Noçerino 500.000 mijë euro dhe tani Mesbah e Muntari. Në majë të këmbëve Milani ka ndryshuar lëkurë dhe përgatitet për një shkundje të re verore, duke parë që janë edhe 12 kuqezinj të tjerë që u skadon kontrata dhe projekti i klubit, është ai për të rinovuar akoma mesataren e moshës së skuadrës.

Një objektiv tashmë i shtruar përpara i klubit të Silvio Berluskonit, që pikërisht para dy ditësh festoi 26-vjtorin nën drejtimin e presidencës së klubit. Dhe fakti që padroni në prill do të kthehet si president, është prova e impenjimit për ti dhënë vazhdimësi një menaxhimi që është tashmë në historinë e klubit.

ANJELI Thuajse njëkohësisht në Torino kanë ndryshuar shumë gjëra me ardhjen e Andrea Anjelit në maj 2010. Ambiciet e presidentëve të rinj, mjekojnë plagët e botës bardhezi, e dalë e shkatërruar nga Calciopoli. Dhe me Bepe Marotën në krah fillon një punë radikale rinovuese. Sezoni i parë me Del Nerin nuk jep rezultatet e duhura, por invesimet janë premtuese. Dhe të gjitha me prespektivë.

ështu Juvja merr Kualjarelën 16 milionë euro, Matrin 16, Pepen 10.5, por edhe Bonuçin 15 e Barzaljin 2.5. Jo rastësisht të gjithë janë shumë të kënaqur nën drejtimin e Antonio Kontes. Pikërisht fushata e merkatos së blerjeve, e përpiluar verën e shkuar me trajnerin bardhezi, ka sjellë një hap cilësor.

XHOLI PIRLO Ardhjet e Vuçiniçit 13 milionë, Vidalit 10.5, Likshtejnerit 10.5, Estigarribia i huazuar, Xhiakerini 3, përbëjnë pjesën tjetër. Një diskutim të veçantë meritojnë Krasiç 15 dhe Elia 10, deri tani të mbetur në bokse, ndonëse të pakënaqur. Por është fatale që jo të gjitha federimet përfshihen në një mozaik kaq të komplikuar

Por ka edhe një lëvizje të zgjuar në merkaton bardhezi, me të vetmin lojtar të ardhur me çmimin zero: Andrea Pirlo i ardhur pikërisht nga kuqezinjtë. Dhe me polemikat e njohura tashmë. Në klubin kuqezi betohen që nuk janë penduar dhe e konsiderojnë lamtumirën e mesfushorit si një keqe të nevojshme në respekt të projektit të ri. Është për tu thënë ama që blerja e 32-vjeçarit i ka dhënë Juves një vlerë të shtuar në këtë pikë, vendimtare në luftën për titull.

DIFERENCAT Strategjia juventine është më tradicionale dhe ka parametra të hekurt. Nga ana tjetër familja Anjeli ka bërë sakrifica të rëndësishme: para së gjithash shtesat e fundit të kapitalit, të bëra të domosdoshme pas mungesës së kualifikimit në kupa. Në mes është investimi për Juventus Stadium, që tashmë ka sjellë frytet e para. E gjitha kjo pavarësisht nga merkatoja e fundit e janarit.

Konte ka marrë tre petale të tjera si dhuratë: Kaseres 1.5 milionë i huazuar, Padoin 7 dhe Borrielo i huazuar. Ndërsa Milani, përveç Muntarit, ka sjellë në shtëpi Merkelin e Straserin, tani të dëmtuar. Edhe ata herët a vonë do të kthehen të vlefshëm për Alegrin, që është në pritje të riaftësimeve të Flaminisë dhe Gatuzos, por kjo është një histori që ka lidhje me merkaton.

PERSPEKTIVË Fakti është që Milani dhe Juventusi kanë hedhur shumë benzinë jeshile në motorët e tyre. Kjo u siguron të dyjave një marrje fryme të thellë dhe perspektivën për tu përballur për objektiva të rëndësishëm. Problemi është për rivalet ama. Një mbi të gjitha? Interi, që është në pritje të një ndryshimi brezash të rëndësishëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›