E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë: Ruajë traditen paradhëse të fluturimit

Në shtetin meksikan të Veracruz, disa anëtarë të komunitetit Totonac, po përpiqen të mbajnë gjallë një pjesë të traditës së paradhësve të tyre, një formë e cuditshme e artit- ceremonië e fluturimit. Mësuesit e një shkolle intruktojnë fëmijë në disiplinën e fluturimit lart në ajër, të lidhur me litarë në këmbë nga një lartësi e konsiderueshme nga toka.ata mesojnë të fluturojnë më kokë poshtë, dhe kjo praktikë ka tërhequr disa persona nga gjeneratë e re e Totonacs. Sipas traditës, gjatë kohës së kruziës së urisë dhe thatësirave të mëdha, më të moshuarit dërgonin mesazhe nëpërmjet priftërinjve drejtuar zotave, dhe duke kërkuar produkttivitet në tokat e tyre por edhe shi. Ceremonia e fluturimit është e ndarë në dy pjesë e cila nis me ngjitjen në një lartësi prej 20 metrash e më pas varen me kokë poshtë duke u rrotulluar rreth drurit të vendosur. Ky lloj kërcimi performohet për t'iu lutur zotit, për të kërkuar falje dhe mbrojtje. Më pas ceremonia vijon duke I rënë disa veglave muzikore vendase. Kjo shkollë ka regjistruar 57 nxënës dhe ka 11 mësues. Qëllimi I saj është që të ruajë traditën dhe kulturën Totonac që të mbi jetojë në botën moderne.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›