E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 0 % e shkollave të vendit u mungon ngrohja

50% e shkollave të kryeqytetit nuk kanë sistem ngrohës. Ato e kompensojnë nevojën e ditëve të ftohta me pajisje elektrike të cilat sigurohen në më të shumtën e rasteve, nga vetë nxënësit. Edhe pse strategjia e pushtetit vendor për ngrohjen, synon të mbulojë 100% të institucioneve arsimore me system qëndror, situata aktuale, flet të kundërtën. Pa pasur një system të mirëfilltë ngrohjeje, atë që çdo shkollë, e kopësht do të dëshironte, në mungesë drejtuesit e tyre kanë marrë masa sipas rrethanave, për të mbuluar nevojën për ngrohje. Një prej shkollave në qendër të Tiranës, Mihal Grameno, vuan të njëjtin problem. Në prag të stinës së acartë, masa edhe për këtë shkollë është e njëjtë, rezistenca të blera nga vetë nxënësit. Sipas drejtorit të ndërmarrjes numër tre të punëtorëve, pranë BT, brenda 2 vitesh i gjithë arsimi parauniversitar në tiranë do të ketë një sistem të unifikuar ngrohjeje, atë me kaldajë. Por, deri në një zgjidhje përfundimtare, a do të munden të vegjlit dhe nxënësit e 9- vjecareve e të mesmeve, të përballojnë dimrin në prag, i cili sipas traditës na ka mësuar të përgatitemi se energjinë nuk e kemi të sigurt 24 orë në 24.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›