Projektbuxheti i arsimit, 14% rritje rrogash e 11 shkolla të reja
Projektbuxheti që ka kaluar tashmë në komisionet kuvendore parashikon rritje 14 për qind të pagave të arsimtarëve, që do të hyjë në fuqi më 1 maj të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, projektbuxheti i arsimit parashikon edhe ngritjen e 11 shkollave të reja, ndërkohë që fokusi i tij është përqendruar në arsimin e lartë, si dhe në arsimin bazë, në të cilat do të kryhen një sërë investimesh.
Pagat
Pagat e arsimtarëve do të rriten me 14 për qind, sipas relacionit shpjegues të projektligjit për buxhetin e shtetit. Ndërkohë, pagat e pedagogëve në universitete do të rriten në mënyrë të diferencuar, duke i dhënë më shumë rëndësi trupës pedagogjike me grada dhe tituj shkencorë, ndërkohë për ata pa grada dhe tituj, rritja do të jetë më e ulët. Kjo do të përcaktohet nga vetë universitetet dhe nga Këshilli i Ministrave.
Sipas projektligjit, buxheti siguron “rritjen e pagave të mësuesve të sistemit të arsimit parauniversitar me 14 për qind, me qëllim dyfishimin deri në vitin 2009, si dhe rritje të diferencuar të pagave të punonjësve të arsimit universitar”.
Investimet
Në investimet e parashikuara është ndërtimi i 11 shkollave të reja nëntëvjeçare në të gjithë vendin, sidomos në Qarkun e Tiranës, ku do të ndërtohen 5 shkolla të reja. Ndërkohë, në përpjekje për të modernizuar shkollat e mesme profesionale, falë granteve të siguruara nga shtetet dhe fondacionet e huaja, buxheti parashikon pajisjen me mjetet e nevojshme didaktike të 9 shkollave të mesme profesionale.
“Për sa i përket shpenzimeve kapitale, totali i investimeve për vitin 2009 për këtë ministri është 8.55 miliardë lekë, apo 36 për qind më i lartë se viti 2008”, – përcakton relacioni i projektbuxhetit. “Vihet re rritje e ndjeshme e financimit të brendshëm me 31.9 për qind”.
Nivelet e arsimit
Niveli i financimit të arsimit universitar është rritur ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, jo vetëm si shifër, por edhe si përqindje në krahasim me totalin e projektbuxhetit të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Kështu, arsimi i lartë do të zërë 23.5 për qind të buxhetit të ministrisë, nga 19.1 për qind që zinte një vit më parë.
Në krye të klasifikimit qëndron arsimi b zë, me 54.4 për qind, i pasuar nga arsimi i mesëm i përgjithshëm me 12.2 për qind dhe nga arsimi i mesëm tekniko-profesional dhe social-kulturor me 6.2 për qind. Në fund të klasifikimit qëndrojnë fondet për shkencën me vetëm 1.2 për qind të buxhetit të ministrisë. Ministria e Arsimit ka 41.14 miliardë lekë të reja, ose 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Shkollat nëntëvjeçare që do të ndërtohen
Kamëz
Paskuqan
Zallmner
“B. Curri”, Durrës
Lezhë
Sarandë
B. Curri
Krumë
Bathore
Bulcesh
Shkodër
Durrës
Qesarak
Shishet plastike
A janë të rrezikshme?
Para dy muajsh, agjencia amerikane e barnave njoftoi se kimikati bisphenol A në shishet dhe plastike nuk përbën rrezik për shëndetin. Por këshilltarët shkencorë të kësaj agjencie nuk janë dakord me këtë vendim. Një komision i pavarur shkencor thotë se agjencie e ushqimeve dhe ilaçeve nuk i përfilli të dhënat e rrezikut të plasfenolit A, kimikat që përdoret për prodhimin e shisheve plastike që përdoren për mbajtjen e ushqimit të foshnjave. Në raportin e këtij komisioni, agjencia kritikohet sepse e mbështeti vendimin e saj vetëm në studimet e financuara nga industria kimike dhe nuk mori parasysh studimet tek kafshët në laborator që e lidhin bisphenolin A me kancerin, diabetin dhe probleme të tjera shëndetësore.
Bisphenol A gjendet kudo; në enët plastike të ushqimit, në shishet plastike të ujit, në lugët, pirunët, thikat plastike. Të dhënat tregojnë se 93 për qind e amerikanëve kanë në organizmin e tyre sasi të ndryshme bisphenol A. Por shqetësimi më i madh është efekti që ky kimikat mund të ketë tek foshnjat, në trurin dhe sjelljen e tyre. Administrata e ushqimeve dhe ilaçeve thotë se kërkime të tjera në këtë fushë do të ishin tepër të vlefshme. Ndërkohë, Kanadaja po merr masa për ndalimin e përdorimit të shisheve plastike me ushqime foshnjash, që përmbajnë bisphenol A. Gjithashtu, disa dyqane i kanë hequr nga shitja shishet me ushqime fëmijësh që përmbajnë këtë kimikat.
“Zëri i Amerikës”
Shpikja
Vaksinë nikotine
90 për qind e atyre që pinë duhan në Shtetet e Bashkuara përpiqen ta lënë atë. Por shpesh nuk kanë sukses, me gjithë mënyrat e shumta. Disa arrijnë të mos pinë duhan për disa ditë a pak javë dhe krejt papritur ndezin një cigare dhe pa kuptuar i janë rikthyer zakonit të vjetër. Shkencëtarët thonë se nikotina shkon në tru brenda 5 sekondave nga thithja e saj dhe nikotina është një lloj droge që arrin ta sundojë organizmin shumë shpejt e ta bëjë atë të ndërvarur. Por në treg dalin shpesh prodhime të reja që i ndihmojnë njerëzit të lënë duhanin. Për shembull, tashmë ka cigare me bateri që përmbajnë nikotinë, por jo duhan e tym. Por këto lloj cigaresh pa tym së shpejti do t’u duhet të konkurrojnë me një vaksinë të re nikotine, e cila synon të parandalojë trurin që të dërgojë sinjale, të cilat i thonë organizmit se nikotina e bën të ndihet mirë, dhe pas pak kohësh trupi nuk ndjen më nevojën për nikotinë dhe personi e lë duhanin. Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se afro 5 milionë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundje të shkaktuara nga pira e duhanit dhe nëse kjo prirja e tanishme vazhdon, në vitin 2020 ky numër mund të arrijë në 10 milionë.