E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 Dhjetori, mitingu i halabakërive mes plehrave

Siç dihet nga të gjithë, pesë muaj pas humbjes në votime, Edi Ramës, përveç bojkotit, iu shkrep në tru për protesta zinxhir. Koha e zgjedhur qe nje reagim i qartë ndaj vlerësimeve pozitive të qeverive mike të Shqipërisë për votimet e 28 qershorit dhe për kabinetin e ri, krijimin e koalicionit mes dy forcave politike, PD-LSI, në programin e të cilave, një nga objektivat kryesore është integrimi i vendit tonë në Europë. Megjithëse sipas Top Channel-it, i cili nuk mund të akuzohet kurrsesi për simpati ndaj PD, 76 % e të intervistuarve ishin kundër protestave dhe 24% pro, Rama, i nxitur nga kuadrot e regjura puniste Ruçi e Dokle, nga “ultimatumi i parë serioz” i 20 nëntorit, u hodh përpjetë me “ultimatumin e dytë serioz” të 5 dhjetorit.
Por, çudi! Ç’patën kukuvajkat e Edit; Valentina, Arta, Albana e Rudina? Pse qajnë me lot e s’i mbajnë dot? Pse çjerrin faqet, shkulin pendët e ulërijnë: “Ku-Ku! Turp! Turp! Ç’bëmë dje? Ç’bëri partia dhe Edi ynë? Një vrimë në ujë. Parti Socialiste quhet kjo? Qaj nëna jonë parti, qaj, bashkë me ty të qajmë edhe ne, qani o gra, marrja dhe turpi na ka kapluar. Ed humbësi në bulevardin e shenjtë të Tiranës s’përdori dot dhunën as më 26 qershor, as më 20 nëntor, as më 5 dhjetor, por klithma, nevojtore dhe plehra kazanësh.  Serbët e Mugoshës dhe Miladinit kishin të drejtë, kur thanë se s’kemi dhunti partiformuese. Sa turp! Bota po thotë se kryetari ynë komunist qenka mafioz e imoral. Pikë, s’e luan as topi!!! S’ka mençuri, s’ka fe. PO, PO!! Pas humbjes shkeli kodin e PS dhe doli në krye. Kujt po i shërbejnë aventurat e tij?”
Njëra prej të gjorave kukuvajka, ajo me pendë të verdha na qahet tek gazeta e shpifjeve të mero palo-labit: “Sot që shkruaj jam e trishtuar, tejet e trishtuar, dje më 5 dhjetor Edi, djali i Bllokut, turpëroi sërish Enverin e lavdishëm. Turp! Personalisht nuk më intereson Edi, sa pika haloperidol përdor, as sa grushte me libriume konsumon në ditë prej 10 vjetësh, siç thonë doktorët. Ua! Thonë se Edi ynë vuan nga sindromi i dhunës publike.. Disa pyesin, ku u bazua Edi në ato llahtare që i volli goja, në protestat e dështuara për hapje kutish kundër vendimeve ligjore? Se ai si simboli i së keqes nuk mund të bëjë më as tallagjarin, as arixhofkën fallxhore! Ç’mjerim o miq, krahasoni, atdhetarinë, mençurinë, qetësinë, diplomacinë, vetësakrifikimin e Enverit tonë, që mbushte sytë me lot gëzimi ditën, pasi vriste të pafajshmit natën. Pu! Pu! Thonë pastaj se Partia jonë lëngon o Edi, lëngon nën marrëzinë tënde nga buja dhe zhurma mediatike që po shuhet nga dita në ditë. Megjithëse udhëheq një parti si ajo e Enverit tonë, ajo u qelb nën çadrat e plehrat para Kryeministrisë e po ulëret, gremiset e lebetitet nga broçkullat e tua, të Ruçit, Dokles, Gjinushit, Bushatit, Veliajt etj. Shto Ngjelën e Ndokën, që vuajnë të gjorët për kolltuk e për bankete. Ua! Çfarë s’thonë! Duke mashtruar një komb të tërë me kërkesën gjoja për hapje kutish dhe me bojkotin për të fshehur paudhësitë e tua, je bërë i padurueshëm Edi!! Partia jonë tashmë është një firmë piramidale, pa asnjë vlerë dinjitoze. PS po përpëlitet në heshtje. Çfarë je ti Edi tani? Je një zyrtar i shkatërrimit e ndotës me plehra natën i kryeqytetit tonë të bukur, asgjë më tepër!! Njëri paska pyetur: ç’gjak rrjedh në venat e tua? Një mjek pas ekzaminimit ka zbuluar se Edi ynë vuan edhe nga sindromi i kutizmit. Ndaj kryepartiakun e kryebashkiakun tonë aktual që kemi në krye, ta heqim sa më parë se na mori lumi! Jam e lënduar, aq shumë sa s’vë gjumë në sy. S’më bëhet të lahem as lart, as poshtë, as të përdor rimel e maniqyr në thonjtë e mi. Eh ç’dynja, eh ç’fat!”
Sipas një lajmi të bujshëm nga merot e Tiranës, edhe protesta e presupozuar e socialistëve në Athinë, para zyrës ku mbaheshin punimet e takimit të 17-të, të Këshillit Ministror të OSBE-së, jo vetëm nuk ka qenë reale, por edhe u servir si një oponencë e emigrantëve atje, kundër qeverisë shqiptare. Dëshmi të mbërritura nga Athina, bëjnë të ditur se “protestuesit” nuk kanë qenë asgjë më shumë se disa klientë të një klubi në pronësi të Besim Meros. Këta klientë, pasi kanë përfituar nga bujaria e disa bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, si Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi, dy nga të dërguarit  të cilët gjoja u thanë përfaqësuesve të OSBE-së t’i bëjnë presion qeverisë për marrjen në shqyrtim të kërkesave të opozitës. Në fakt “protestuesit” lanë nam në mes të Athinës, u frynë me birra dhe u nisën drejt një vendi, pranë aerodromit, në periferi të Athinës, shumë larg nga vendi ku mbaheshin punimet e konferencës me disa pankarta në dorë dhe në prani të një kamere televizive të dërguar prej Tiranës, nga Edi Rama, sajuan një kronikë proteste, me gjasa, para OSBE-së. Në Athinë nuk u dëgjua asnjë jehonë e thirrjeve antikombëtare, por u perhap përqark era nga sufllaqet e paidhaqet e prishura dhe shkuma e birrës e djemve të dehur. Merot tek Gazeta Shqiptare dhe Tema, sajuan paturpësisht mashtrimin qesharak, duke botuar fotografinë e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në vend të sheshit të Athinës pranë selisë ku zhvillohej mbledhja e OSBE-së, në të cilën merrte pjesë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga zv/Kryeministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta. Përveç kësaj përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në vendin fqinj, sqaroi për opinionin publik se kjo pseudo-protestë u dënua fuqimisht nga dega e PS-së Athinë dhe njëherazi edhe nga strukturat e PASOK-ut atje. Sipas ambasadorit Minarolli, interesi i shqiptarëve është ta shohin vendin e tyre të integruar dhe jo të bëhen palë e klikës së bojkoteve që po inspiron me anë të mashtrimeve dhe keqpërdorimeve nga Partia Socialiste.
Por kuptimplotë ishte edhe dialogu ndërmjet E Ramës dhe deputetit socialist të mendimit ndryshe z. Malaj, pas mbledhjes në Hotel Tirana. Malaj: “Ç’është kjo mbledhje ku mblidhen 200 të zgjedhur, flisni ju, ata duartrokasin dhe mbyllet mbledhja?”. Rama: “Unë ta shtriva dorën, pse nuk më mirëkuptove?”. Malaj: “Tani duhet të mos e laj dorën dhe të jem i gëzuar pse ma dhatë ju? Vetëm Enveri e bënte kështu, që i mblidhte dhe fliste vetëm vetë”. Rama: “Këtë radhë e bëra si Enveri, herën tjetër mund ta bëj si Mehmeti”.
Kundër ku-ku-ve të urrejtjes dhe shpifjeve dëgjohet kudo zëri i së vërtetës: Në morinë e gjykimeve të shumta vlen të veçohet mençuria e një bashkatdhetari, i cili shprehet thjeshtë: “Rama vetë i hapi, i pa, i numëroi, i rimbylli dhe i dorëzoi kutitë. Të gjitha këto veprime u miratuan e u dokumentuan prej tij. Tani që kërkon të justifikojë qendrimin në  krye të PS na thotë se ka qenë i pirë. “Dua t’i hap prapë” - thërret - “se më doli pija”.
Më në fund vendin tonë të bukur buzë Adriatikut, dikur nën skllavërinë komuniste 45-vjeçare, me triska e tollona, për bukë e qumësht e kos, pa mish e vezë, me vrasje, burgje e kampe, ta shndërrojmë në një vend të lirë nga dhuna e kërcënimet, me autostrada jug-veri, lindje-përëndim, me energji për drita,  industri, tregti, turizëm,  art e  shkolla, me ullishta, ferma, blegtori etj. Shqipëria po lulëzon, së shpejti në gjirin e Evropës demokratike, më e fortë se kurrë. Nga qyteti i Lezhës, kryeministri Berisha për veprimet arrogante të E. Ramës, u shpreh: “Më vjen aty dhe çirret, shan si halabak para kryeministrisë dhe mendon se më impresionon? Thotë se rrethoi kështjellën dhe tani do ta marrë. Pa provoje njëherë, provoje. Më detyrove të them se sa të vlen lëkura, ta them lëkura se ti je i zhveshur lakuriq, s’ke rroba. Mos i njih fare zgjedhjet, preki institucionet nëse ta mban… Për mua si Sali Berisha, arritja më e madhe e karrierës sime politike kanë qenë zgjedhjet e 28 qershorit. Ne që shembëm murin e Berlinit në 8 dhjetor dhe themeluam pluralizmin nuk kishim mision më të madh sesa rivendosjen e votës...”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›