5 Maji, Berisha: Azem Hajdari, frymëzim i përjetshëm për shqiptarët
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë në shtëpinë e “Dëshmorit të Demokracisë”, Azem Hajdari, me rastin e Ditës së Dëshmorëve.
"Në historinë e vendit Azem Hajdari, në udhëheqjen e lëvizjes studentore, që do të gjunjëzonte në dhjetor të vitit 1990 diktaturën më të egër dhe më të shëmtuar që kohërat kishin njohur ndonjëherë, do të mbetet frymëzim i përjetshëm për shqiptarët në përpjekjet e tyre për konsolidimin e demokracisë",- u shpreh kryeministri.
"Azem Hajdari pati një jetë politike jashtëzakonisht intensive, nga një student, ai u shndërrua, në sajë të guximit, idealeve, vizonit, trimërisë së tij, në udhëheqësin e lëvizjes popullore më të fuqishme që Shqipëria ka njohur në historinë e saj", vijoi Kryeministri.
"Ndaj dhe njëherë le të shprehim nderimin më të madh për të në ditën e nderimit të dëshmorëve, në 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar", tha Berisha.
(er.nu/BalkanWeb)