“5 Maji”, Berisha: Nderim Dëshmorëve që u detyrohemi lirinë
TIRANE – Shqiptarët përkujtojnë sot 5 Majin, “Ditën e Dëshmorëve”. Krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare nderuan me respekt dhe përulje Dëshmorët që ranë për Atdheun.
Rreth orës 10:00 në “Varrezat e Dëshmorëve” në Tiranë zhvilluan homazhe, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të lartë të kabinetit qeveritar, të cilët nderuan dëshmorët dhe vendosën kurora me lule në memorialin “Nëna Shqipëri”.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha tha se sot është dita e përuljes para të gjithë atyre që u detyrohemi lirinë dhe dinjitetin.
“Kjo është një ditë në të cilën fjalët kurrë nuk mund të shprehin atë që ndien zemra dhe shpirti për të gjithë ata të cilët flijuan jetën, rininë, gjithçka që ne sot të festojmë 100-vjetorin e Shqipërisë së pavarur të lirë kudo që ndodhemi në trojet tona.”- u shpreh kryeministri.
Gjithashtu kryeministri theksoi se ideali i dëshmorëve për bashkimin e trojeve shqiptare do të bëhet së shpejti realitet përmes bashkimit të tyre në BE.
“Ideali i tyre kombëtar ishte liria e kombit dhe sot shqiptarët janë të lirë, kudo qe ndodhen. Ata luftuan që trojet shqiptare të jenë të bashkuara. Trojet shqiptare sot janë të lira dhe në përpjekjen e tyre për tu bashkuar në të ardhmen europiane që meritojnë”- vijoi më tej shefi i qeverisë.
“Secili prej tyre që prehet sot në flamurin e kombit, kur vështron vendin e tij që 100 vjet më parë përpëlitej midis ekzistencës dhe mos ekzistencës si shtet, shikon sot një Shqipëri anëtare të NATO-s dhe që rend me ritmet më të shpejta për të kapur shekujt që iu grabiten nga diktaturat dhe pushtimet. Shqiptaret janë të lirië, të sigurt në të ardhmen e tyre.” përfundoi Berisha.
Ndërkohë në orët në vijim priten homazhe edhe nga kreu i opozitës, Edi Rama dhe politikanë të tjerë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të mungojë në homazhe, pasi u nis një ditë më parë në një vizitë zyrtare në Vatikan.
Sipas traditës së krijuar nga Partia Demokratike, homazhe pritet të bëhen edhe në nderim të “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari.
Në çdo 5 Maj, Shqipëria përkujton 28 mijë dëshmorët e saj të rënë në Luftën Nacional Çlirimtare. Dëshmorët ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Presidenti Topi në Vatikan, me ftesë të Papa Benediktit XVI