E Diel, 1 Nëntor 2026

5 Maji, Berisha: Shqiptarët luftuan për bashkimin e trojeve

Më i fundit ndër dëshmorë të atdheut, është edhe komandant Feti Vogli, i cili mbeti i vrarë në Afganistan, disa javë më parë.

Në fjalën e rastit, kryeministri Berisha u shpreh se në këtë 100 vjetor, trojet shqiptare janë ende të ndara, por përpjekjet e shqiptarëve për bashkim në Bruksel vazhdojnë ende. “Ne sot të festojmë 100 vjetorin e Shqipërisë të pavarur, të lirë kudo që ndodhemi në trojet tona. Ideali i tyre kombëtar ishte liria e kombit dhe sot shqiptarët janë të lirë kudo që ndodhen. Ata luftuan që trojet shqiptare të jenë të bashkuara, trojet shqiptare sot janë të lira dhe në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar në të ardhmen evropiane që meritojnë. 100 vjet më parë, me mijëra burra dhe gra shqiptare u flijuan që Shqipëria të bëhej e pavarur dhe e lirë”, theksoi ai. Kryeministri u shpreh se shqiptarët përjetuan diktaturën më të egër gjatë shekullit të kaluar që i ndau ata nga trungu evropian.

“Në Luftën e Dytë Botërore, mijëra shqiptarë rrokën armët dhe u përballën me armikun më të egër. Ata luftuan me trimëri të madhe dhe çliruan vendin në kuadër të një koalicioni antifashist botëror. Më pas, Shqipëria ra në zgjedhën më të egër që kishte njohur në historinë e saj. një diktaturë mizore që e shkëputi Shqipërinë nga trungu evropian. Në ’92-ish , ata gjetën rrugën e tyre. me qindra shqiptarë u torturuan dhe u internuan për ato vlera që janë njerëzore, liritë themelore. Sot ne duhet të përulemi me nderim për të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre”, vijoi ai. “Secili prej që prehet sot në flamurin e kombit kur vështron vendin e tij, i cili 100 vjet më parë përpëlitej në ekzistencën e tij si shtet, është sot vend anëtar i NATO-së dhe që rend me ritme të shpejta për të kapur dekadat e grabitura nga diktatura dhe pushtimet. Le të shprehemi nderin më të madh ndaj”, tha kryeministri. /Start/

                                                                                             2012-05-05 10:25
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›