E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e dëshmorëve, përkujtohet sot 5 maji

Dita e dëshmoreve, do të përkujtohet sot nga nga krerët e lartë të shtetit dhe përfaqësues të opozitës. Kryeministri Berisha shoqëruar nga zyrtarë të lartë të qeverisë do të nisë ditën me një vizitë në varrezat e dëshmorëve, ku si cdo vit do të zhvillohet ceremonia përkujtimore me vendosjen e kurorave me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.
 

Më pas Kreu i qeverisë , ashtu sic e ka traditë në cdo maj do të vizitojë familjen e Azem Hajdarit, si dhe shtëpinë e dëshmorit të luftës Jordan Misja. Ndërkohë , një vizitë e vecantë në ditën e dëshmorëve Berisha do të kryejë në shtëpinë e dëshmorit më të ri të vendit, kapiten Feti Voglit, i cili humbi jetën pak javë më parë në Afganistan.
 

Ndërkaq edhe përfaqësues të opozitës dhe partive të tjera, si dhe veteranë të luftës do të zhvillojnë homazhe në varrezat e dëshmorëve “Nënë Shqipëri”.
 

Kjo ditë njihet si dita e Dëshmorëve të LuftësNacionalçlirimtare, e shënuar për kombin, nga pushteti komunist, në nderim të 28 mijë dëshmorëve të luftës 1939-1945.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›