E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diploma shqiptare e Bossi-t italian, Prokuroria nis hetimet

Task-Force e Prokurorisë së Tiranës ka nisur verifikimet e të dhënave të sistemit TIMS, nëse Renzo Bossi, ka hyrë ndonjëherë në Shqipëri ose jo.

Gjithashtu, Prokuroria ka nisur hetimet edhe për personat përgjegjës për dhënien e diplomave false.

 Renzo Bossi, rezulton të jetë i diplomuar në vitin 2010 në Universitetin privat Kristal, teksa në vitin 2009, kishte mbaruar shkollën e mesme me shumë vështirësi. Ai është diplomuar në Shqipëri për degën e Menaxhim-Biznesit me rezultate shumë të mira, ku lëndët me vlerësim më të lartë janë ato të Matematikës, ku historikisht është lënda më e vështirë për të gjithë studentët e degëve të ekonomisë.

Diploma është dhënë në gjuhën shqipe dhe mësimi gjithashtu në shqip, për rreth 29 lëndë, megjithëse 21-vjeçari italian nuk flet në gjuhën tonë. Prokuroria italiane në Napo zbuloi në kasafortë dosjen e familjes Bossi, ku u zbulua edhe diploma përkatëse, që 24 vjeçari e kishte kryer shkollën brenda një viti, teksa zakonisht një cikël i tillë zgjat tre vite.

Organet e hetimit në Itali duan të zbulojnë burimet e financimit të kësaj shkolle. Edhe një person i dytë në Itali, rezulton të jetë i diplomuar nga i njëjti universitet. Ministria e Arsimit në Shqipëri, ende nuk ka pasur një reagim zyrtar për këtë çështje, megjithëse thuhet se do të kryhen verifikimet. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-05-04 17:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›