5 Maji, krerët e shtetit homazhe te Nënë Shqipëri. Berisha: Përulemi para dëshmorëve
Sot përkujtohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve. Krerët më të lartë të shtetit kanë nderuar sot me respekt dhe përulje dëshmorët që ranë për Atdheun.
Fillimisht në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë kanë kryer homazhe, presidenti Nishani, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, kryebashkiaku Basha dhe ministri i mbrojtjes Arben Imami.
Ata kanë vendosur kurora me lule dhe janë përulur me nderim në memorialin Nënë Shqipëri.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha shprehu nderim për Dëshmorët e atdheut të cilët sipas tij me sakrificën e tyre bën të mundur që Shqipëria të jetë e lirë dhe sot të ecë e sigurtë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Nderimi më i madh, ndjenja e dashurisë janë sor tek të rënët e kombit tonë. Çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh para vajzave dhe djemëve, burrave dhe grave që me sakrificën e tyre sublime bënë të mundur që shqiptarët t`i nderojnë ata në liri, bën të munduar që Shqipëria sot për të cilin ata luftuan të jetë anëtare e aleancës më të madhe të Altlantikut të Veriut, bën të mundur që Shqipëria sot të ecë e sigurtë në rrugën e integrimit europian, bën të mundur që Shqipëria të shfytëzojnë liritë dhe pasuirë e saj të pafundme për të ndërtuar të sotmen dhe të ardhmen që meriton theksoi kryeministri.
Ndërkohë pritet që homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të zhvillojnë edhe kreu i PS-së Edi Rama dhe kreu i LSI-së Ilir Meta.
Në çdo 5 Maj, Shqipëria përkujton 28 mijë dëshmorët e saj të rënë në Luftën Nacional Çlirimtare. Të 28 mijë dëshmorët, ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945.