5 Maji, nderohen dëshmorët e luftës në memorialin Nënë Shqipëri (FOTO)
Tiranë- Ashtu si çdo 5 Maj, në Ditën e Dëshmorëve sot janë përkujtuar të rënët e luftës antifashiste.
Personalitet e jetës politike të vendit kanë kryer homazhet dhe ceremonitë e rastit në “Varrezat e Dëshmorëve”, duke vendosur kurora me lule në memorialin Nënë Shqipëri.
Edhe këtë vit, mazhoranca dhe opozita nderuan Dëshmorët që ranë për Atdheun në ceremoni të ndara nga njëra-tjetra.
Kështu, rreth orës 10:00 mbërritën pranë Varrezave të Dëshmorëve kreu i shtetit Bujar Nishani, shefi i qeverisë Sali Berisha, kreu i Bashkisë Lulzim Basha, kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, prefekti i Tiranës, dhe personalitete të tjerë të djathtë.
Taulant Balla gjatë homazheve
Ata u përkulën me nderim dhe vendosën kurora me lule në varret e të rënëve në luftën për lirinë e Atdheut
Pas ceremonisë, kryeministri Berisha tha: ” Çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh, para sakrificës së tyre sublime që bënë të mundur që Shqipëria sot të jetë anëtare e alencësm me të fuqishme të lirisë së kohërave. Bën të jetë që Shqipëria të ecë e sigurt në rrugën e integrimit evropian. Për të ndërtuar një të sotme dhe të ardhme që meritojmë”.
Ndërkohë që rreth orës 11:00 në Varrezat e Dëshmorëve kanë mbërritur edhe lider të së majtës shqiptare, kryesocialisti Edi Rama, Lideri i LSI-së, Ilir Meta dhe deputetë socialistë të cilët vendosën njëri pas tjetrit kurora me lule pranë memorialit Nëna Shqipëri.
Aktivitet opozitës për 5 Majin. Rama: Ata që sundojnë sot, shëmbëlltyra të një tradhëtie të dyfishtë. Meta: Të votohen 3 ligjet
Opozita mbajti me këtë rast edhe një aktivitet në një prej lokaleve në zonën e Varrezave të Dëshmorëve. Në fjalën e tij, lideri i PS-së, E di Rama tha se çdo vizitë në Varrezat e Dëshmorëve “është edhe një vizitë e idealeve të tradhtuara nga ata që sot sundojnë si shëmbëlltyra të një tradhëtie të dyfishtë, ndaj ëndrrave dhe shpresave që i vendosën shqiptarët krah për krah kundër murtajës naziste dhe po ashtu idealeve e shpresave të tradhëtuara që i nxoreën shqiptarët në rrugë në dhjetor të 1990-ës për të ndryshuar nga një rregjim që ëndrrat e nacionalistëve i ktheu në një ferr tokësor. Në 23 qershor do të konfirmohet vullneti i shqiptarëve për të mos u zmbrapsur, dorëzuar përpara besimit se të gjitha ëndrrat dhe shpresat që frymëzuan luftën nacionalçlirimtare dhe lëvizjen e dhjetorit, janë aty të gatshme për të marrë rrugën, pasi populli me votë ti hapë rrugën në 23 qershor duke votuar Aleancën për Shqipërinë Europiane, për të pasur nesër qeverinë legjitime të popullit shqiptar- u shpreh Rama.
Ndërsa lideri i LSI-së Ilir Meta tha se në 23 qershor qytetarët shqiptarë me pjesmarrjen e tyre masive në zgjedhje do të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë, e për të lartësuar kujtimin e veprën e të rënëve për liri. Teksa bëri edhe një herë thirrje që tre ligjet të votohen sa më shoejt të jetë e mundur.