E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha solli militantë partiak në administratë, në vend të ekspertëve

lindita-nikollaTiranë- Në kuadër të fushatës 100 arsye për të mos votuar Berishën, Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin e vendit se në këto tetë vite në pushtet ka politizuar administratën publike.

Premtoi se administrata do të reduktohej me 10% dhe shpenzimet administrative me 25%. Por nuk bëri asnjë nga këto, përkundrazi, situata me administratën publike sot është alarmante.

Profesionistët dhe ekspertët u hodhën në rrugë, në kundërshtim me ligjin për tu zëvendësuar me militantë partiakë që në mungesë absolute të meritokracisë vegjetojnë për tu aktivizuar në periudha fushatash elektorale.
Administrata e Sali Berishës, përveç se e paaftë dhe e korruptuar, për fat të keq nuk arriti të ishte as e vogël. Zvogëloi numrin e ministrive, por katërfishoi numrin e zëvendësministrave. Gjeti një administratë me 119 mijë të punësuar buxhetorë, dhe po e lë me mbi 128mijë. Pra gati 10.000 më shumë militant të PD që presin urdhrin politik të radhës,- tha Lindita Nikolla.

Nikolla shtoi më tej se qytetarët në masë absolute shprehin shqetësim kryesor korrupsionin, ndërsa tha ajo, janë injoruar edhe Raporti i Komisionit Europian e ka vënë si kusht prioritar progresin në luftën kundër korrupsionit; raporti i departamentit të shtetit shprehet me shqetësim se korrupsioni ka kapluar çdo qelizë të institucioneve publike; dhe notën finale na e dha Raporti i Transparencës Ndërkombëtare duke na renditur si qeverinë më të korruptuar në Evropë e ndër më të korruptuarat në botë. Ky raport e rendit Shqipërinë në vendin e 113, në të njëjtin vend me Etiopinë, Guatemalën. Nigerin dhe Timor-Leste.

Çdo vit, Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se miliona euro dëme i shkaktohen buxhetit të shtetit si rrjedhojë e shkeljeve ligjore dhe abuzimit me detyrën. Të gjitha rekomandimet e raportit për masat që duheshin marrë ndaj abuzuesve me paratë e qytetarëve shqiptarë, janë injoruar. Miliona Euro në vit të çuara dëm; në vend që të shkonin për një shkollë më shumë, një spital më shumë, një rrugë më shumë, qindra familje më pak të varfër.

Sipas saj, Për Partinë Socialiste Rilindja do të nisë nga shndërrimi i administratë publike në një strukturë të aftë profesionalisht dhe të përgjegjshme, duke u ndarë një herë e mirë nga praktikat e mobilizimit partiak, nepotik e klientelist.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›