E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit homazhe në nderim të Dëshmorit të Atdheut, Selman Lena

efektivi-homazheTiranë- Policia e Shtetit ka organizuar sot homazhe në nderim të efektivit Selman Lena të vrarë mesnatën e 4 majit në krye të detyrës.

Në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së shtetit, miq, të afërm, kolegë dhe krerët më të lartë të Policisë së Shtetit kanë vendosur kurora me lule mbi trupin e pajetë të efektivit Lena, baba i tre fëmijëve. Ndërkohë që sot efektivi Selman Lena është shpallur Dëshmor i Atdheut.

Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 14:00 ku më pas trupi i Selman Lenës do të përcillet për në banesën e fundit.

Kryeministri i vendit zoti Sali berisha ngushëlloi familjen e të ndjerit Lena dhe pas homazheve ai tha: “Familjes së nderuar Lena, efektivave të policisë së vendit u shpreh sot ngushëllimet e mia, dhimbjen, pikëllimin për rënien në krye të detyrës së këtij inspektori të shkëlqyet të forcave tona të rendit… sikudnër kam besimin më të madh se ligji do të japë përgjigjen më të merituar ndaj këtij akti kriminal të rëndë, unë gjithashtu sot uroj që shoku i tij inspektori i policisë Preng Lleshi  në gjendje shumë të rëndë të përmirësohet. Shpreh në emër të qeverisë mbështetjen më të fuqëishme ndaj forcave të rendit, besimin më të madh se asgjë s’do t’i përkulë ato në përmbushje të detyrimit të madh ligjor”,- tha Berisha.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, ku  një automjet tip BMë X6 shtypi dy efektivë të komisariatit numër 5, të cilët ishin në terren për të bërë kontrollet rutinë. Kolegu i Lleshit, Selman Mena ka ndërruar jetë që mbrëmë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të shumta të marra.

Efektivi i policisë rënë në krye të detyrës, humbi jetën në Spitalin Ushtarak të Tiranës pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›