5 Maji, politikanët homazhe te "Varrezat e Dëshmorëve"
TIRANE-Shënohet sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëvë të Atdheut. Ashtu sic do vit tjetër do të zhvillohet ceremonia zyrtare e homazheve në varrezat e Kombit, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve kryesore të shtetit, përfaqësues të politikës dhe autoritete të pushtetit lokal e përfaqësuës të familjevë të dëshmorëve.
Ceremonia zyrtare pritet të nisë rreth orës 10. 00 të paradites së sotme në Varrezat e dëshmorëvë të Kombit.
Kryeministri Berisha do të jetë i pranishëm në këtë ceremoni, sic njofton zyra për shtyp e qeverisë, ndërsa institucionet e tjera ende nuk kanë njoftuar mbi praninë e titullarëve të tyre në këtë ceremoni.
Sipas njoftimit për mediat të zyrës së kryeministrisë, Berisha pas homazheve dhe vendosjes së kurorave me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri” do të kryejë një vizitë në familjen e dëshmorit të Atdhuut Azem Hajdarit, më pas në familjen e dëshmorit Jordan Misja, si dhe në familjen e Feti Voglit, i cili humbi jetën pak kohë më parë gjatë një misioni në Afganistan, ndërsa me vendim të Këshillit të Ministrave u shpall “Dëshmor i Atdheut”.
(jd/shqiptarja.com)