Ettore Sequi hyn në “Big Brother”
TIRANE - Këtë javë autorët e reality show-t “Big Brother” kanë menduar që provën ta quajnë ‘java europiane’.
Banorët kanë qenë ‘të detyruar’ të kalojnë disa pengesa të vendosura nëpër shtëpi, t’i binden semaforit duke lëvizur pa pushim ose duke ndaluar në vend, çfarëdo që të ishin duke bërë.
Për ata që e kanë parë nga ekrani kjo ka qenë një provë vërtet argëtuese. Si gjithmonë, një pjesë e provës do të ekzekutohet edhe gjatë spektaklit të natës së sotme dhe ai që do t’i ndihmojë banorët është një personazh shumë i veçantë. Ettore Sequi, kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri do të bashkohet me banorët e shtëpisë së famshme.
Kjo është një surprizë e vërtet jo vetëm për konkurrentët, por edhe publikun shqiptar.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)