Euro 2012 rrezikohet nga forcat kriminale të policisë
Tifozët e futbollit që do të udhëtojnë në Ukrainë këtë verë për Kampionatin Evropian të Futbollit janë paralajmeruar se do të përballen me forca ‘kriminale’ policie të zhytura në shumë skandale të abuzimit e që sjellja e tyre kercenon të prishë turneun.
Sipas raportit të Amnesty International (AI) ‘Ukraina: Euro 2012 rrezikohet nga forcat kriminale të policisë’ jepen detaje sesi forcat e policisë janë implikuar në një numër rastesh të tortures dhe grabitjes për shkak të pritjes së ndeshjeve.
Sipas raportit një rast i koheve të fundit ka ndodhur në qytetin perëndimor të Lviv, ku Gjermnia, Portugalia dhe Danimarka do të luajnë, ku raportohet se dy burra janë rrahur, grabitur dhe burgosur nga gjashtë oficer policie pas një mosmarrëveshjeje në një bar.
Prokurorët refuzuan të hapnin çështjen derisa skandali u bë publik në një televizion lokal. ‘Qeveria ukrainase duhet të marrë masa të ndalojë përhapjen e kriminalitetit policor’- tha John Dalhusien, drejtor i AI për Evropën dhe Azinë Qendore, duke shtuar se duhet ruajtur me çdo kusht siguria e tifozëve.
Dhjetra e mijëra tifozë nga e gjithë Evropa pritet të mbërrijnë në Ukrainë në muajin e ardhshëm, turne i cili bashkëorganizohet me Poloninë fqinje dhe starton më 8 Qershor.
D.Bilbili/IDEA/