Interi tenton përmbysjen, Lusio ende në dyshim
MYNIH- Interi do të tentojë të bëjë përmbysjen e madhe të martën në mbrëmje, kur të ndeshet me Bajernin në Allianz Arena. Zikaltërit u mundën 1-0 në San Siro, por rezultati erdhi pas një gabimi të vetëm në minutat e fundit të takimit. Për përballjen në Gjermani, Lusio është dyshimi i vetëm i trajnerit Leonardo, pas dëmtimit që mbrojtësi brazilian pësoi në ndeshjen me Breshian ditën e premte.
Ndërkohë, nuk do të jetë as Milito, heroi i Interit në finalen e Madridit. “Këto ndeshje luhen për 180 minuta dhe deri tani kemi luajtur vetëm 90, - deklaroi mesfushori Uesli Shnajder. – Ne humbën 1-0 në shtëpi, por krijuam shumë raste. Besojmë se mund të bëjmë përmbysjen dhe do ta shihni në fushë”, shtoi holandezi. Për trajnerin Leonardo, Interi në këto momente nuk duhet të mendojë për asgjë tjetër, përveçse për të fituar në Mynih.
“Këto janë ndeshje për gjithçka ose asgjë, - deklaroi braziliani. – E di që të dyja skuadrat kanë shumë cilësi, por do të jetë një ndeshje e ndryshme nga ajo e San Siros. E di që Van Gal dëshiron të tregojë filozofinë e tij sulmuese, por ne do të bëjmë gjithçka për të kaluar në turin tjetër. E dimë që atyre u mjafton një barazim 0-0, por jam i sigurt se nuk do të jetë ky rezultati përfundimtar, shtoi Leonardo”. Interi u mund 1-0 në San Siro, pas golit të realizuar nga Mario Gomez në minutën e fundit, gjë që i ka komplikuar shumë shanset për skuadrën kampione të Evropës.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)