Shkup, një grua vdes nga virusi AH1N1
SHKUP- Një grua 54-vjeçare ndërroi jetë mbrëmë nga gripi AH1N1 në klinikën për sëmundje infektive në Shkup, bëjnë me dije mediat maqedonase.
Viktima ishte pranuar në klinikë me 10 mars me temperatura të larta, vështirësi me frymëmarrjen dhe komplikime tjera.
Mësohet se gruaja më parë ka pasur edhe problem me sëmundjet kardiovaskulare, dhe sipas mjekëve kjo duket te ketë shkaktuar edhe keqësimin e gjendjes së saj shëndetësore.
Agjencia e lajmeve Ina duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, brenda një periudhe një mujore 4 persona kanë ndërruar jetë në Maqedoni nga virusi AH1N1 apo i ashtuquajturi gripi i derrit.
(em/ina/BalkanWeb)