E Diel, 1 Nëntor 2026

5 helikopterë për ushtrinë, miratohet kontrata 78 milionë euro për blerjen

Komisioni i sigurisë kombëtare kalon për miratim në seancë plenare kontratën e qeverisë shqiptare me kompaninë eurokopter për blerjen e 5 helikopterëve. I pranishëm në mbledhjen e komisionit, Ministri i Mbrotjes Arben Imami tha se kjo kontratë shkon në kuadër të angazhimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në aleancë dhe se ato do t'i shërbejnë përballimit të emergjencave civile.
Kontrata e cila kushton plot 78 milionë euro parashikon blerjen e 5 helikopterëve nga kjo kompani për shkak se aktualisht ushtria shqiptare zotëron helikopterë të cilët kanë vështirësi në qarkullim natën dhe nuk përmbushin misionet e ndryshme.
Kjo kontratë hyn në fuqi në vitin 2013 dhe gjithashtu ndihmon ushtrinë shqiptare që të jetë e përgatutur që në vitin 2018 të vërë në dispozicion të aleancës dy helikopterë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›