E Diel, 1 Nëntor 2026

Gyl-Sejdiut: Do ju ndihmojmë për integrimin

ANKARA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili po qëndron për vizitë në Turqi, u takua sot me homologun e tij turk Abdullah Gyl. Të dy presidentët vlerësuan se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të shkëlqyeshme, kurse presidenti Gyl i premtoi presidentit Sejdiu ndihmën për integrime evropiane Presidenti Sejdiu, përveç me presidentin Gyl, do të takohet edhe me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Erdoan, me kryetarin e Kuvendit të Madh të Turqisë, me ministrin e Jashtëm të këtij vendi dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi. Gjatë qëndrimit të Presidentit Sejdiu dhe delegacionit të Republikës së Kosovës, që ai drejton, në Ankara, do të nënshkruhet një marrëveshje në fushën e bashkëpunimit ekonomik, si dhe do të diskutohet për bashkëpunimin midis dy vendeve në të gjitha fushat. Presidenti Sejdiu do të mbajë edhe një ligjëratë në Qendrën për Hulumtime të Evropës Juglindore të Universitetit të Ankarasë. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›