Shpikje, makina riciklon letren e perdorur ne zyra ne leter banjoje
LONDER- Shkencëtarët japonezë kanë shpikur një metodë shumë të mirë për riciklimin e malit me letra të përdorura dhe më pas të hedhura në kosh nëpër zyra. Ato kthehen në topa letre për banjo.Makina e cila quhet 'White Goat' funksionon me një system automatic dhe brenda 30 minutash krijon një top letre me 40 faqe A4.Letrat e përdorura hidhen në makinë, të cilat grihen hodhë dhe lagen. Më pas në një proces tjetër ato mbështillen në topa letre e cila është gati në cdo moment.Sipas shpikësit makina është shumë e lehtë për tu përdorur dhe mund të kursejë 60 pemë keder në vit.Makina do të dalë në treg në verë për një cmim prej 100 mijë dollarësh, dhe mund të prodhojë nëpërmjet riciklimit 200 mijë topa letre, të cilat janë të mjaftueshme për 11 vjet.(s.g/dailymail/BalkanWeb)