15 të vrarë në një muaj, rritet frikshëm kriminaliteti në këtë fillimviti
Nuk mund të krahasohet me asnjë periudhë të mëparshme kjo situatë kriminale që kemi aktualisht në Shqipëri. Që nga 1 janari e deri më sot, në të gjithë vendin janë shënuar 15 të vrarë, një shifër shumë e lartë.
Por edhe më të rënda janë statistikat kur brenda pak ditëve janë shënuar dy masakra, me nga tre të vrarë.
Policia, në të vetmen gjë që shkëlqen është në zbulimin e autorëve, ndërkohë që parandalimi i krimit mbetet pika e përhershme më e dobët.